2 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Hivzi Krasniqi sot kujtohet në Prishtinë, nesër në Pejë

Mbledhje komemorative për jetën, veprën dhe krijimtarinë e Hivzi Krasniqit, sot (e Mërkurë) nga ora 12:00 do të organizohet në kino ABC në Prishtinë. Kjo mbledhje komemorative organizohet nga Radio-Televizioni publik i Kosovës.

Ndërsa nesër (e Enjtë) nga ora 11:00, Shoqata e Gazetarëve të Pejës, ka ftuar mbledhje komemorative në Pejë, në Teatrin profesionist ‘Istref Begolli’, e ku do të flitet dhe kujtohet vepra, krijimtaria dhe angazhimi ndër dekada i Hivzi Krasniqit.

Hivzi Krasniqi ndërroi jetë pas një komplikimi të aortës së këmbës, në mbrëmjen e këtij 15 shkurti në kryeqytet, në Prishtinë ku edhe i kaloi dekadat e jetës, ndërsaqë u varros në Pejë më 16 shkurt, në praninë e qindra qytetarëve, artdashësve dhe kolegëve të medias që kishin ardhur nga të gjitha anët e trojeve shqiptare për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Hivzi Krasniqi njihet si autor i mëse një mijë tekstesh, hite të këngëve shqip, dhe si ndër pionierët e parë radiogazetarisë kosovare, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij.

I ndjeri Hivzi Krasniqi pritej që shumë shpejt të angazhohej në platformën e re të ‘Radio 1’ e cila pritet të nis nga puna së shpejti si dhe në portalin Njeshi. Hivzi Krasniqi për pak kohë në periudhën e luftës ka punuar në ‘Bota sot’, për të vazhduar për disa vite edhe në RTV 21. Më pas ka qenë kryeredaktor i Radio Dukagjinit dhe ishte pensionuar vitin e shkuar pranë RTK-së. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...