27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Hodaj: Presim që procesi i gradimit për rreshter të kthehet në pikën zero, ka pasur lëshime që cenojnë integritetin e këtij procesi

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me  procesin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës ka thënë se procesi duhet të kthehet në pikën 0, për shkak të cenimit dhe dyshimeve për keqpërdorime.

Para anëtarëve të komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hodaj ka thënë se gjetjet e tyre dëshmojnë se bëhet fjalë për një proces me lëshime.

“Kemi ardhë në fazën kur kemi hartu një dokument me listën e të gjeturave dhe kemi dhënë rekomandimet tona. Kemi venë në pah se procesi është përcjelle me disa lëshime në fazën e konkurrimit, nevoja e rishikimit dhe harmonizimit të bazës ligjore, kemi hasë se në disa raste nuk është respektu kriteri etnik në panelet vlerësuese, ne nuk kemi gjete të gjetura qe inkriminojnë penalisht dikë brenda i përfshirë në proces”, ka thënë Hodaj.

Hodaj ka thënë se s’ka dyshim të arsyeshëm për shpërndarje të testeve, prandaj e sheh të pamundur nisjen e një hetimi penal.

“Janë evidentuar raste kur pjesë e listës për kandidatë kanë qenë edhe persona që nuk u është kryer testi i vlerësimit të përformancës. Nuk ka pas shpërndarje të testit të kandidatëve të caktuar, pra s’ka dyshim të arsyeshëm për një hetim penal, testet që janë përdorë janë selektuar në momentet e fundit”, u shpreh ai.

Javë me parë Inspektorati i Policisë së Kosovës ka realizuar një inspektim lidhur me procesin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës pas disa dyshimeve që në këtë proces ka pasur keqpërdorime. Ky dokument i drejtuar Policisë së Kosovës për dhënien e komenteve, ndërsa sot po diskutohet në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...