-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Hohmann në SPAK: Lufta ndaj korrupcionit mbetet kusht për anëtarësim në BE

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK-ut, Altin Dumani. 

Siç bëhet e ditur në Facebook, ata kanë diskutuar për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, shkruan abcnews, 

“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë  në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasadorja Hohmann në Facebook./Njeshi/ 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...