24 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Holanda fiton me përmbysje ndaj Turqisë, shkon në gjysmëfinale

Holanda është gjysmëfinalistja e katërt dhe e fundit e Euro 2024.

“Tulipanët” triumfuan 2:1 në çerekfinale ndaj Turqisë, duke fituar me përmbysje të rezultatit.

Turqit kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Akaydin shënoi me kokë, pas asistimit të Arda Guler.

De Vrij me një gol fantastik me kokë barazoi shifrat në minutën e 70-të të ndeshjes.

E vetëm gjashtë minuta më pas, Cody Gakpo realizoi për 2:1 dhe fitoren e kualifikimin e Holandës.

Në gjysmëfinale, Holanda do të përballet me Anglinë me 10 korrik. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...