17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Holanda jep shenjë pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën

Deputetja holandeze Kati Piri, e cila është edhe anëtare e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ka folur për çështjen e Ballkanit Perëndimor.

Në një shkrim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Piri ka thënë se Holanda ka ndryshuar sa i përket integrimit evropian të shteteve të BP-së.

Pos disponimit për zgjerimin e BE-së, deputetja ka shtuar se parlamenti holandez janë të gatshëm për ta rishikuar qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Tutje ka përmendur edhe mbështetjen për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin: të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë, të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushte, të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Piri.

Ndryshe, Komisioni Evropian në korrik të vitit 2018, e ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian ka votuar në favor të tij.

Mirëpo, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe në qershor të këtij viti, Këshilli i Ministrave nuk e ka vendosur fare në agjendën e takimit të tij, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndërkaq Holanda dhe Franca vazhdimisht kanë qenë skeptike për heqjen e vizave për Kosovën. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...