24.3 C
Pec
E premte, 19 Korrik, 2024

Holanda merr tri pikë mes vështirësive dhe rikthimit ndaj Polonisë

Holanda ka shënuar fitore ndaj Polonisë me rezultat 2-1 në ndeshjen hapëse të grupit D në Euro 2024.

Tulipanët kishin humbur disa nga lojtarët kryesorë të mesfushës para se të fillonte Kampionati Evropian, me emra si Frenkie de Jong, Teun Koopmeiners dhe Marten de Roon, gjë që u vërejt në raste në ndeshjen ndaj polakëve, që po ashtu ishin pa lojtarin e tyre kryesor Robert Lewandowski.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-të me golin e shënuar nga Adam Buksa, i cili me kokë gjeti rrjetën për 1-0.

Holanda u lëshua në sulm dhe pas disa rasteve, arriti të shënojë me Cody Gakpo, që me një gjuajtje të bukur barazoi shifrat në 1-1.

Edhe pse të dy skuadrat kishin raste në pjesën e parë, gola të tjerë nuk kishte.

Sa i përket pjesës së dytë, në start të dy ekipet provuan të gjenin golin, por që Xavi Simons dhe Jakub Kiwior nuk ishin të saktë.

“Tulipanët” me anë të Denzel Dumfires provuan dy herë, por mbrojtësi anësor, nuk gjeti rrjetën.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në minutën e 83-të, ishte Nathan Ake që pasoi te Wout Weghorst i cili shënoi për 2-1 në të mirë të Holandës.

Polonia edhe pse provoi në minutat e mbetur, nuk arriti të shënojë për të barazuara rezultatin.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...