21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Homazhet për heronjët dhe dëshmorët i bashkojnë Ali Berishën e Taulant Kelmendin

Janë shënuar sot një çerek shekulli nga rënia heroike në frontet e luftës, e ushtarëve të rënë në beteja, heronjë e dëshmorë të kombit, Muharrem Kelmendi, Islam Berisha-Lami, Fetah Selca, Ardian Kelmendi dhe Arsim Rama.

Homazhet dhe nderimet nga bashkëluftëtarë, familjarë, përfaqësues politik lokal e prijës fetar, janë zhvilluar në ora 11:00, fillimisht tek lapidari në Kodër të Kamenicave, për të vazhduar në ora 11:20 minuta në fshatin Baran, në ora 11:40 minuta në fshatin Kosuriq dhe në ora 12:00 në fshatin Kotradiq.

Në homazhe për këta të rënë janë parë bashkë kreu i AAK-së në Pejë Ali Berisha dhe ai i VV-së në këtë komunë, zv/Ministri i Arsimit Taulant Kelmendi.

‘Sot e 25 vite më parë në luftime të rrepta për jetë a vdekje në istikamet e kodrës së Kamenicës ranë heroikisht Muharrem Kelmendi, Islam Berisha, Fetah Selca dhe Ardian Kelmendi. Heroizmi i tyre do të kujtohet dhe nderohet për jetë e mot. Ditën e sotme kujtojmë edhe dëshmorin Arsim Rama i rënë në Kotradiq. Lavdi e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!’-ka shkruar Berisha pas homazheve./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...