10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Honda bëhet gati të sjellë makinën elektrike Urban EV

Koncepti i Honda Urban EV është pothuajse gati për të dalë në rrugë. Prodhuesi i makinave ka zbuluar një Honda E Prorotype që ‘parashikon’ versionin e prodhimit të makinës elektrike.

Ky version përfshin pak karakteristika të konceptit, por sjell rrymën e dizajnit të 2017-ës, me një portë karikimi të mbuluar me xham në pjesën e përparme dhe kamera që zëvendësojnë pasqyrat për pamjen e pasme.

Gjithashtu kemi një ide më të qarrtë se sa mirë do të performojë makina. E Prototype është ndërtuar mbi konceptin e një makine për zona urbane. Prandaj do të ketë rang rreth 200 km. Karikohet shpejt, të paktën 80% për 30 minuta.

Kabina do të jetë familjare falë një prezantimi të bërë më parë. Për ri-kujtesë, do të ketë një miks mes nostalgjisë dhe teknologjisë moderne.

Do të gjeni panelin e instrumenteve digjitale, sistemin e informacionit me ekranin shumë të gjerë dhe një kamer që tregon pamjen pas makinës. Dhe sigurisht, ka shumë panele të punuara me dru të imituar.

E-Prototype do të debutojë në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, ndërsa prodhimi do të fillojë më vonë. Shitjet do të fillojnë në Europë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...