24.4 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Hoti akuzon Qeverinë për abuzim me paranë publike: Nuk po shohim rezultate në ekonomi edhe pse i kanë shpenzuar 11 miliardë

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të udhëhequr nga Hekuran Murati, duke thënë se po abuzon me paranë publike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se abuzimi me paranë publike është arsyeja pse nuk shihen rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur në menaxhim Qeveria Kurti gjatë këtij mandati.

Sipas tij, në abuzim futen kontratat njëburimore, kontratat për shërbime të veçanta siç është fjala për Ministrinë e Financave, pagesa të avancave që Hoti thotë se po bëhen si asnjëherë më parë dhe subvencionet për ndërmarrjet publike dhe për rrymën në Veri.

Abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shohim rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur kjo qeveri në menaxhim gjatë këtij mandati. Ky abuzim përfshinë:

  1. Kontratat njëburimore,
  2. Kontratat për shërbime të veçanta sikur këto në Ministrinë e Financave,
  3. Pagesat e avanceve si kurrë më parë,
  4. Subvencione për ndërmarrje publike dhe rrymën në veri si kurrë më parë etj”, shkroi ai.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...