4.6 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Hoti e demanton Thaçin: Rugova ishte kundër ndarjes territoriale të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi pasi ky i fundit tha se ideja e korrigjimit të kufirit ka qenë fillimisht e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës. Kjo është e vërteta. Presidenti aktual nuk mund të thirret në deklarimet e Presidentit Rugova për të përligjur aktet e veta kundërkushtetuese”, shkruan Hoti në Facebook.

Si dëshmi, ai ka bashkangjitur një pjesë të intervistës që presidenti i ndjerë Rugova kishte zhvilluar me Blerim Shalën në vitin 2004 për Gazetën “Zëri”. Në pjesën e intervistës që ka publikuar Hoti, pyetja për ish-presidentin ka qenë nëse liderët perëndimorë e përkrahin idenë e Serbisë për ndarje territoriale të Kosovës, ndërsa përgjigja e Rugovës ishte se ai nuk i përdor këto terma dhe se të tilla koncepte do të kthenin tensionet në Ballkan.

Në tryezën e sotme të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, presidenti Thaçi tregoi se e kujt ka qenë ideja për korrigjim të kufijve.

“Prej presidentit Rugova në vitin ’94, pastaj prej profesorit Nexhat Daci, prej kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri. Ndërsa sa i përket ndarjes, natyrisht që Serbia ka pretendim ndarjen, por po të tregoj cila është ideja ime origjinale. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është ideja ime origjinale, që iu kam bashkëngjit presidentit Rugova, Dacit dhe kryetarit të Gjilanit”, tha ai. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...