15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Hoti: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti ka sjellë vetëm dështime

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të përmirësuar situatën aktuale të vendit.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Hoti në një intervistë për KosovaPress derisa thotë se Qeveria Kurti tashmë është dorëzuar, ai uron që procesi zgjedhor të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që të ketë një qeveri të përgjegjshme që udhëheq vendin në bashkëpunim me aleatët, pasi sipas tij, kjo ka munguar me qeverinë aktuale.

Ish-ministri i Financave thekson se nga vizitat e tij në Evropë dhe në terren ‘shihet se dëshpërimi me qeverinë në pushtet është në kulm’.

Teksa numëron dështimet, ai konsideron se kjo qeveri ‘ia ka dhënë të mbrapshtën edhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë’, pasi që sipas tij, edhe qasja e aleatëve ka ndërruar në mënyrë negative në këtë drejtim me Qeverinë Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...