21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Hoti: Kuvendi nuk u konstitua sepse VV nuk e ka shumicën, asnjë arsye tjetër nuk ka

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se arsyeja pse dështoi konstituimi i Kuvendit në seancën e sotme, është sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën.

Sipas tij, çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike.

“Kuvendi as sot nuk u konstituua, pasi partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën. Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka. Çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”, ka shkruar Hoti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...