22.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit, më e mira që prej Pavarësisë së Kosovës

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar nga ai dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, katër vjet më parë në Shtëpinë e Bardhë, mbetet më e mira që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Hotit, Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshje në interes të shtetit dhe sipas tij, e konsolidon shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare me njohjen nga Izraeli që erdhi më 4 shtator të vitit 2020.

“Njohja nga Izraeli nuk është vetëm një plus një njohje në listën e njohjeve që e kemi pasur. Në veçanti është mesazhi që i është dhënë shteteve të tjera jonjohëse të cilat ende kanë dilema”.

“Mesazhi që i është dhënë nga Shtëpia e Bardhë që Kosova është këtu përgjithmonë dhe duhet ta njihni, ky është mesazhi që është dhënë përmes njohjes nga Izraeli”, tha Hoti në Rubikon .

Ai më tej tha se ka psaur skeptikë në skenën politike në Kosovë, ku tha se në raportimin që ai e pati bërë në kuvend pas marrëveshjes, i janë sulur, sipas tij, me fjalorin më të papërshtatshëm edhe politikisht por edhe njerëzor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...