20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Hoti merr mbështetje nga ambasadorin i OSBE-së, Jan Braathu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu.

Fillimisht ambasadori Braathu uroi kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës së re, duke theksuar gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë.

Në këtë takim, u bisedua për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Kryeministri Hoti, falënderoi Ambasadorin Braathu për përkrahjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës, duke theksuar vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, në të cilat mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme. /Njeshi/

Loading…

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...