13.9 C
Pec
E diel, 1 Tetor, 2023

Hoti: Nagip Krasniqi merr rrogë edhe pse është në burg

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se Kosova është vendi i parë që nga viti 1999 ndaj të cilit Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione. Si pasojë e këtij vendimi, ai u shpreh se janë 500 milionë euro të cilat janë bllokuar. Më tej, Hoti theksoi se kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, po vazhdon të paguhet, ani pse është në paraburgim.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputeti i LDK-së teksa ka kritikuar qeverisjen aktuale, ka përmendur sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në mesin e kritikave, Hoti përmendi edhe kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të cilin tha se po vazhdon të paguhet nga shteti.

Më tej, Hoti tha se në historinë e shtetit të Kosovës, nuk ka pasur më shumë ligje antikushtetuese. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...