14.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Hoti në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së: Moment inspirimi për të ardhmen tonë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kujtuar të rënët me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së,

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tutje ka thënë se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtojë përgjegjësinë në detyrat që kemi, pavarësisht dallimeve. Vetëm kështu mund ta kemi ndërgjegjen të qetë se jemi duke nderuar të rënët për lirinë që e gëzojmë sot e përjetë.

“Epopeja e UÇK-së – moment lavdie e përkulje për të rënët, moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë e i pavarur, i integruar në BE e NATO, e në fqinjësi të ngushtë me SHBA-në. Çdo fillim marsi, Ditët e Epopesë së UÇK-së na përkujtojnë rëndësinë e lirisë që e gëzojmë. Frymëzuesi i lëvizjeve për të drejtat civile dhe lirinë në të gjithë botën, Mahatma Gandhi thotë: “Një grup i vogël i shpirtrave të vendosur, të pushtuar nga një besim i pashuar në misionin e tyre, mund të ndryshojë rrjedhën e historisë”. Për popullin tonë, vendosmëria dhe sakrifica e Familjes Jashari u shndërruan në forcën që ndryshoi rrjedhën e historisë. Familja Jashari u kthye në simbolin e sakrificës për liri, e cila u bë pjesë e historisë botërore të sakrificës së popujve për liri”, ka shkruar Hoti.

“Çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtojë përgjegjësinë në detyrat që kemi, pavarësisht dallimeve. Vetëm kështu mund ta kemi ndërgjegjen të qetë se jemi duke nderuar të rënët për lirinë që e gëzojmë sot e përjetë.Të lartësuar qofshin gjithmonë të rënët për liri!”, thuhet më tutje në postimin e tij.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...