20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Hoti: Nuk jam i zemëruar me Osmanin që nuk e udhëhoqi seancën

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ndihet aspak i zemëruar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, e cila nuk udhëhoqi seancën kur ai u zgjodh kryeministër.

“Është dashur (ta udhëhiqte v.j.), është obligim kushtetues, por ka të drejtë ta delegojë. Nuk më ka zemëruar. Fokusi im është në zbatimin e programit qeverises, jo te sjelljet e politikanëve. Fokusi im është te krijimi i një kulture krejt tjetër politike”.

Hoti poashtu deklaroi se paraardhësi i tij në pozitën e kryeministrit Albin Kurti nuk tregoi kulturë institucionale.

“Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Ka qenë e pritshme, në bazë të deklaratave, ku e bëri të ditur. Kjo nuk tregon kulturë institucionale, siç e kam marrë unë detyrën, në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër. Ne duhet të pajtohemi me rrotacionin”, ka thënë Hoti në RTK.

Loading…

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...