13.3 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Hoti: Nuk mund të negociohet me Serbinë deri sa ajo e quan fabrikim masakrën e Reçakut

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit serb Vuçiq lidhur me masakrën e Reçakut, duke thënë se Kosova nuk guxon të hyjë në aventura për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë derisa kjo e fundit të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

“Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit. Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...