Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA ku do të merrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike.
Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, kryeministri shkoi atje për t’i treguar zhvillimet e Kosovës, që sipas tij, nuk i beson askush.
Ai përmendi faktin që Kosova vazhdon të jetë nën sanksione dhe paralajmërimet nga aleatët për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë.
Shkrimi i plotë:
E ka vendin nën sanksione për më shumë se një vit. Ka marrë “kërcënime” nga aleati kryesor, SHBA, në rast se qeveria e tij me veprime të pakoordinuara i rrezikon ushtarët amerikan. Ka kohë që askush nuk e pret në administratën amerikane në nivele që duhet pritur një kryeministër.
Por ky shkon në konventën e demokratëve dhe në ndërkohë takon pjesëtarë të komunitetit tonë atje dhe u tregon dogmat e tij që nuk i beson askush për zhvillim në Kosovë, kur faktet flasin se korrupsioni ka lulëzuar si kurrë më parë, kur standardi i jetës ka rënë, kur 200 mijë të rinj e të reja fuqi punëtore kanë emigruar, kur investimet e jashtme janë vetëm blerjet e banesave nga mërgata jonë./Njeshi/