Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministirn Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se këta të fundit janë duke ushtruar ndikim në disa institucione publike që akoma nuk kanë borde dhe kryetarë.
“Ndoshta Kosova nuk ka nevojë të ketë Guvernator, as Kryeprokuror, as Bord të Trustit, as Drejtor të Thesarit, as Kryeshef të Agjencisë së Statistikave, as Drejtor të ATK-së. Mjafton që e ka kryeministrin dhe presidenten që japin urdhëra si të veprojnë ushtruesit e detyrës të këtyre institucioneve vitale shtetërore” ka thënë mes të tjerash Hoti./Njeshi/