15.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

​Hoti: Po kërkojmë me ngulm që të rikthehemi brenda vitit në Batajnicë

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti pret që këtë vit të rikthehen për gërmime në Batajnicë.

Ani pse pala serbe nuk ka dhënë datë se kur mund të fillojnë punimet, ai konsideron që në atë lokacion ka numër i madh i mbetjeve mortore. Kosova i ka dërguar në Serbi rreth 20 kërkesa, siç shton Hoti, për gërmime në territorin e këtij vendi.

Sipas tij, aktualisht janë në vlerësim të terrenit në afërsi të Novi Pazarit. Në intervistën për KosovaPress, Hoti përsërit kërkesën për qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ushtrisë jugosllave, teksa shton se i ka dërguar shkresë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Brenda këtij viti në territorin e Kosovës janë bërë gërmime në 14 lokacione. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...