9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Hoti: Qeveria e re të jetë qartë proamerikane – Kosova duhet të kthehet sa më parë në Shtëpinë e Bardhë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova duhet që sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, dhe se, qeveria e ardhshme e vendit duhet që të jetë qartë proamerikane.

Ai ka deklaruar edhe se, shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë.

Hoti ka shkruar edhe se SHBA-të janë dera e vetme për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, por edhe për projekte madhore e infrastrukturore.

Këto komente Hoti i ka bërë pas takimit të djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, takim që ishte i tensionuar dhe që ngjalli reagime të shumta./Njeshi/

Postimi:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...