17 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Hoti: Qeveria pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë, investimet publike janë tkurrur

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se në tri vite të qeverisjes së Albin Kurtit, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm.

Hoti, vlerëson se kjo qeveri nga fillimi ka trend rënës të ekonomisë, teksa shton se investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur sipas tij, shumë.

“Trendi rënës i ekonomisë po vazhdon gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie – që nga tremujori i dytë i vitit 2021 kur e nisën mandatin”, shkroi Hoti.

“Pa zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e bashkëpunon me sektorin privat, rritja ekonomike është shafitur në nivele të ulëta që as amortizimi i kapitalit nuk mbulohet”.

Sipas tij, e gjithë politika ekonomike është reduktuar në subvencione, të cilat mundësojnë mbijetesë, por jo siç tha ai, zhvillim.

“Kjo ka qenë e pritshme. Në tri vite të qeverisjes, nuk ka asnjë politikë ekonomike e fiskale që siguron punësim e prodhim të qëndrueshëm. Investimet publike në tri vitet e fundit janë tkurrur jashtëzakonisht shumë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...