25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Hovenier dhe Nënsekretarja amerikane vizitojnë zonën e arkekologjike në Dresnik

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier dhe nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen kanë vizituar zonën arkeologjike  në Dresnik.

Ambasadori Hovenier gjatë vizitës është shprehur se është përvojë e mrekullueshme të shoh shpalosjen e trashëgimisë së pasur të Kosovës përkrah nënsekretares Allen.

Ai tutje u shpreh se kjo punë u mundësua nga Fondi i Ambasadorëve për Ruajtje të Trashëgimisë Kulturore.

“Përvojë e mrekullueshme të shoh trashëgiminë e pasur dhe të larmishme të kulturore të Kosovës. Krahas Nënsekretares së Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike Liz Allen, shpalosëm disa mozaikë mbresëlënës romakë dhe vizituam zonën arkeologjike të Dresnikut, e gjithë puna e mundësuar nga projekti ynë i Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës (AFCP)”, është shprehur ambasadori amerikan.

Gjatë vizitës në onën arkeologjike të Dresnikut shoqëroheshin nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Nënsekretarja Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike ka arritur sot në Kosovë, kurse gjatë ditës së nesërme do takojë kryeministrin, Albin Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...