19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Hovenier: Do ta ndihmojmë Kosovën të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe informatat e rrejshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika është e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në përmirësimin e integritetit të informatës duke e mbrojtur nga sulmet shkatërruese kibernetike.

Në edicionin e shtatë të Konferencës për Integritetin e Informacionit ‘DISICON’, Hovenier është shprehur se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret edhe në proceset demokratike duke përmirësuar proceset e votimit.

“Ne udhëheqësit duhet të sigurohemi që sistemet demokratike të përfitojnë nga informatat e sakta dhe të përgjegjshme. Të sigurojmë që njerëzit që mbjellin mos besim të mos ja dalin. Inteligjenca Artificiale mund të na mbështetës proceset demokratike duke na ndihmuar që të përmirësojmë procesin e regjistrimit të votuesve. Për të thjeshtësuar numrin e votimeve, për të zbuluar, luftuar dhe  keq informimin. Shpresoj që ju do të na mundësoni që ti përdorim më mirë këto mjete më mirë”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan ka shtuar se duhet që të kihet kujdes në përdorimin e këtyre teknologjive sepse ato mund të keq përdoren nga keqpërdoruesit.

Hovenier po ashtu ka thënë se SHBA është e përkushtuar që të mbështes shoqëritë civile, e po ashtu edhe mediat e pavarura në mënyrë që t’i zhvillojnë modele të reja të financimit që të vazhdojnë të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen.

Ai ka bërë të ditur se së fundi kanë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit për të rritur bashkëpunimin mes qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë.

“Dua të ju siguroj që SHBA është duke i kushtuar kësaj çështje vëmendje. Duhet të identifikojmë problemet. Ky është një hap i rëndësishëm që të dalim nga analiza në veprime për të adresuar problemet. Mbështetja jonë është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndihmuar shoqëritë demokratike në Kosovë duke përmirësuar integritetin e informatës, duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike. Duam të punojmë me media, me shoqërinë civile. Dëshirojmë që t’i mbështesim mediat e pavarura për të zhvilluar modele të reja të financimit që të vazhdojnë që të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen”.

Sapo kemi ndihmuar në themelimin e agjencisë së parë të Kosovës për siguri kibernetike. Kohëve të fundit kemi bërë dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit mese nesh edhe qeverisë për të rritur bashkëpunimin mesë qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë”, ka thënë ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...