19.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Hovenier: Do të kishim sjellje ndryshe ndaj Kosovës po të kryente obligimet e saj – nuk na duket që qeveria po punon në kërkesat tona

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, ka thënë se vendi i tij ka ndihmuar Kosovës që t’i njihet pavarësia e që do ta ndihmojnë edhe më tutje, derisa theksoi se Kosova mund mund të jetë drejt anëtarësimit të BE-së dhe NATO-s.

Ambasadori amerikan në panelin së bashku me ambasadorët tjerë, atë të Gjermanisë dhe BE-së, e që pjesë ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Kosova duhet t’i përmbush standardet, dhe se siç tha ai nëse Kosova do të trajtohej më ndryshe nëse do të ishin zbatuar obligimet nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke përmendur këtu edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Manastirin e Deçanit.

“Kosova ka përfituar shumë. Varet nga këndvështrimi. SHBA i ka qëndruar përkrah Kosovës dhe BE-ja poashtu. Ne kemi ndihmuar Kosovën që të njohet pavarësia, që ta shtyjmë më tutje, e kemi ndihmuar edhe kundër spastrimit etnik. Kjo nuk do të thotë që do të mbështesim të gjitha qeveritë me të gjitha vendimet. Kjo do të thotë që ne duhet të jemi të saktë, sepse jemi duke dhënë këshilla që qeveria t’i ndihmojë vendit që të jetë një vendim multietnik dhe sovran dhe në këtë mënyrë mund të them që Kosova ka fituar shumë. Kosova mund të jetë në rrugëtim drejt anëtarësimit në BE, NATO, të gjithë jemi duke punuar drejt këtij qëllimi”.

“Kosova duhet t’i përmbush standardet dhe jo si aktorët e tjerë të kësaj melodrame që nuk i ndajnë qëllimet e njëjta. Procesi i dialogut ka rezultuar me një marrëveshje të mirë për normalizim dhe ne mund të kontestojmë se kush është i gatshëm të implementojë dhe çfarë është i gatshëm. Duhet të besojmë që komuniteti ndërkombëtarë do të sillen më ndryshe nëse do të ishin duke i implementuar këto oblgime, duke miratuar draft-statutin për Asociacionin që nuk është kundër Kushtetutes së Kosovës, dhe nëse ishin duke ecur drejt njohjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Një listë gjërash që janë pjesë e Marrëveshjes Bazë apo marrëveshjeve të tjera.

Rreth asaj se Kosova mund të ketë rrugëtim drejt NATO-s, Hovenier tha Qeveria Kurti nuk është duke punuar në disa kërkesa të qarta për të lëvizuar përpara.

“Vendimet merren me konsensus të plotë të gjithë anëtarëve, dhe katër aleatë nuk e njohin Kosovën. Pra na duhen argumentet më të mira të mundshme. Në këtë moment, Qeveria ime nuk mendon që i ka argumentet e nevojshme për të mbrojtur në Bruksel, pasi nuk na duket që kjo Qeveri është duke punuar me ne në disa kërkesa shumë të qarta për t’i lëvizuar gjërat përpara. Ne duam ta bëjmë këtë”, tha Hovenier/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...