3.6 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Hovenier largohet nga Kosova, Prattipati e merr detyrën e të Ngarkuarës me Punë në ambasadën amerikane

Ambasadori i deritanishëm i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova.

Kështu thuhet në një postim të Hovenier në platformën “X”.

Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë.

Prattipati në fundit të korrikut ishte emëruar Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën amerikane.

Ajo ishte prezantuar nga ambasadori Hovenier.

“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, kishte shkruar Hovenier më 29 korrik në X. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...