Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilit i është ndarë çmimi UlpianaFest.
Ai tha se ky institut do të luajë rol kyc në promovimin e kuptimit dhe vlerësimit të diversitetit kulturor.
“Ishte kënaqësi të marrë pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik të Universitetit të Prishtinës dhe isha i nderuar të pranoja çmimin UlpianaFest. Ky institut do të luajë rol kyc në promovimin e kuptimit dhe vlerësimit të diversitetit kulturor përmes kërkimeve, edukimit dhe angazhimit publik. I impresionuar nga profesionalizmi, pasioni dhe angazhimi i gjithë të përfshirëve për të eksploruar dhe dokumentuar trashëgiminë e pastër kulturore të Kosovës”, tha Hovenier./Njeshi/