27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Hovenier: Pasioni i kosovarëve për të festuar 4 Korrikun është unik, ndihem i nderuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pasioni i kosovarëve për t’iu bashkuar festës në nderim të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së – është unik, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në platformën X, Hovenier është shprehur se ndihet shumë i nderuar për këtë.

“I gëzuar për të marrë pjesë dhe marrë pjesë në shumë festime dje në Prishtinë të organizuar për nder të pavarësisë së SHBA-së. Pasioni i kosovarëve për t’u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë Amerikane është unik, dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4, të gjithë”, shkroi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...