4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati, institucionet do të përfaqësojnë popullin amerikan!

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për zgjedhjet presidenciale Amerikane.

Hovenier ka dalur me mesazh për popullin e Kosovës teksa priten rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.

Ai është shprehur se cilido qoftë rezultati, institucionet prapë do e përfaqësojnë popullin amerikan.

“Epo, zgjedhjet janë gjithmonë një gjë për t’u festuar sepse ato janë gjaku i jetës. Është akti thelbësor në një demokraci ku qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre dhe duke bërë kështu, të bëjnë zgjedhje për të ardhmen e vendit të tyre. Kështu që ne donim të festonim këtë ditë unike në shoqërinë amerikane. Për demokracinë amerikane, ne zbulojmë se ka një interes të madh në mbarë botën për zgjedhjet amerikane. Kështu menduam se do të ishte e rëndësishme të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bashkuar me miqtë tanë këtu në Kosovë dhe për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për demokracinë tonë. Për ne cilido që të jetë rezultati, e rëndsishme është vetë që institucionet do të përfaqësojnë popullin amerikan”, – është shprehur Hovenier./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...