19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Hovenier: SHBA e sheh një të ardhme të begatë për Kosovën në Evropë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka premtuar mbështetje për institucionet e Kosovës në avancimin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në sundim të ligjit.

Hovenier ka shkruar në platformën X, se sot së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë hapur një nyje të përbashkët me USAIDI-in për ndihmë institucioneve kosovare.

“Shtetet e Bashkuara shohin një të ardhme të begatë për Kosovën në Evropë. Sot u bashkuam me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë në hapjen e një nyje të përbashkët me USAIDI-in, për të forcuar bashkëpunimin tonë në programet e zhvillimit, që avancojnë integrimin evropian të Kosovës, mbështesin rritjen ekonomike dhe forcojnë qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Hovenier.

Kujtojmë se sot ambasadori amerikan Hovenier dhe ambasadori i BE-së, Tomasz Szunyog kanë mbajtur fjalim në konferencën për Integritetin e Informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...