13.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Hovenier: ShBA-ja mbetet e vendosur për ta mbështetur KFOR-in

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i kënaqur që ka marrë pjesë në takimin e sotëm të ambasadorëve dhe të 28 shefave të misioneve bashkë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Hovenier ka deklaruar se ShBA-ja mbetet e vendosur për të mbështetur KFOR-in.

“Jam i kënaqur të bashkohem me kolegët e mi që përfaqësojnë vendet kontribuuese në KFOR, sot në konferencën periodike të COMKFOR-it. SHBA-ja mbetet e vendosur të mbështesë misioni e KFOR-it për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë dhe të sigurt për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Hovenier në “X”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...