5 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë shpesh shqipton dënime të buta, këtë e tregojnë raportet ndërkombëtare dhe vendore

Artmotion Black 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka folur në lansimin e Udhëzuesit për Matjen e Dënimit nga Gjykata Supreme ka thënë se dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale. Diplomati amerikan tha se raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta dhe jo-proporcionale.

“Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale dhe udhëzuesi i përgjithshëm do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Siç e dëgjuam, Kosova para 6 vitesh ka miratuar udhëzuesin e parë për matjen e dënimeve dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë së Kosovës vazhdojnë të jenë shembull për vendet e rajonit. Ky është vetëm hapi i parë, sepse siç e dini e gjithë puna e vështirë fillon tani. Duhet të bëhet gjithë ajo punë që ky udhëzues të jetë real dhe të hyjë në fuqi, sepse raporte ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta apo jo proporcionale, duke theksuar nevojën urgjente që ky udhëzues të zbatohet plotësisht”, ka theksuar Hovenier.

“Me zbatimin e këtij udhëzimi ju i tregoni publikut se vendimet tuaja bazohen në standarde dhe praktikat më të mira në drejtësi. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur një proces të ngjashëm. Vazhdojmë të mësojmë nga ky proces, asnjë shtet nuk e bën siç duhet, por përdorimi i udhëzuesit në SHBA ka pasur sfidat e veta, por ka zvogëluar mospërputhjet e padrejta ndërmjet juridiksioneve, ka krijuar një sistem më të qëndrueshëm që balancon diskrecionin gjyqësor me llogaridhënien”, tha ai.

Ambasadori amerikan ka ripërsëritur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara karshi Kosovës.

“Prej pavarësisë dhe para pavarësisë Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar krah jush. Do të vazhdojmë të jemi krah jush”, shtoi Hovenier.

Ndërkohë kreu i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se po shënohet një nga momentet më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë.

“Ky dokument është rezultat i një pune të gjatë, reflekton angazhimin tonë për të siguruar një drejtësi të konsoliduar dhe një praktikë unifikuese në përputhje me praktikat e legjislacionit në fuqi”.

Ai tha se udhëzuesi i tanishëm për dallim prej atij të 2018-s ofron sqarime specifike për pothuajse secilin kapitull të Kodit Penal.

“Problemet aktuale në matjen e dënimit për veprat e njëjta penale qoftë brenda të së njejtës gjykatë apo në gjykata të ndryshme kanë pasoja të mëdha pasi ato po ndikojnë në besimin e qytetarëve lidhur në paanshmërinë dhe profesionalizimin e gjyqësorit, duke ndikuar kështu në imazhin e sistemit të drejtësisë”, tha Rexhepi duke shtuar se ky udhëzues jo vetëm që synon forcimin e sundimit të ligjt por edhe rritjen e besimit të qytetarëve dhe ndjenjës së sigurisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...