4.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Hovenier thërret konferencë për medie për draftin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të flasë sot në një konferencë për media në orën 10:20 mbi draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Njoftimi për konferencë, ka ardhur nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

“Ambasadori sot në ora 10:20 para Ambasadës Amerikane do t’u drejtohet mediave dhe do të flasë për kushtetutshmërinë e draft-statutit të MAS-së”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...