6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Hoxha: Kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar, në sulm u përdoren deri në 20 kg eksplozivë -u aktivizuan me fitil ndezës

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se gjatë sulmit të mbrëmshëm në Ibër-Lepenc janë përdorur sasi të konsiderueshme e eksplozivit nga 15-20 kg, ndërkaq tha se në bazë të hetimeve deri tash “kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar”.

“Kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar që kanë njohuri dhe shkathtësi në përdorimin e mjeteve shpërthyese”, tha ai në konferencën e jashtëzakonshme.

“Në bazë të hetimit të vendit të ngjarjes dyshohet se në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit 15-20 kg, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë dhe e cila është aktivizuar me detonatorë mekanikë përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme. Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe që është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona,  si dhe duke rrezikuar tejmase edhe me energji elektrike, por edhe rrezikun për pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Kosovës”.

Hoxha tha se këto sulme terroriste kanë për qëllim që të kërcënojnë sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës.

“Ndër rastet më serioze që kanë cenuar sigurinë e që janë kualifikuar si sulme terroriste apo kryerje e veprës terroriste: rastin e datës 26 nëntor, sulmi terrorist me dy granata dore në stacionin policor në Zveçan, si pasojë janë konsideruar dëme të konsiderueshme të pronës së saj duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e zyrtarëv policore që ishin në detyrë në ato momente. Rasti i datës 28, sulmi terrorist me granatë dore në objektin e komunë së Zvecanit, dëme edhe veturave. Rasti ndaj infrastrukturës kishte për shënjestër kanalin e Ibër-Lepencit që bën furnizimin me ujë të pijshëm të disa komunave, por edhe mbi të gjitha furnizimin me ujë për ftohje të termocentraleve të KEK”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...