Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se me KFOR-in ishin të koordinuar ndërsa planin operativ e kishte ndërmarr vetëm policia.
“Me ekipën time nga Shtabi kryesor i policisë deri në qendrën e njësive speciale ‘Enver Zymberi’ ka qenë 18 minuta derisa kemi mbrri”.
Ai ka thënë se gjatë asaj rruge kanë kryer shumë telefonata.
Ai ka thënë se kanë shpërnda informacionet me partnerët e sigurisë por edhe me nivelin politikë.
“Operacioni i Banjskës është kryer plotësisht nga policia e Kosovës. KFOR-i ka qenë në prapavi dhe është koordinu me neve, mirëpo veprime operative në teren kundër grupit kriminal nuk ka ndërmarr. Të gjitha veprimet kanë qenë të ndërmarrura nga policia e Kosovës, ndërsa ne kemi komuniku me ta, i kemi dhënë informacionet që ne do të ndërhyjmë, komandanti i KFOR-it ka thënë që ne jemi përgjegjësi i tretë dhe ju jeni përgjegjësi i parë për të kryer detyrën. Pastaj ne i kemi kry detyrat tona”, ka thënë komandanti Hoxha./Njeshi