16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Hoxha mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të shefave të policisë në Kotor

Me 4 prill 2025, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga drejtori për bashkëpunim ndërkombëtar, z. Arben Paçarizi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të shefave të policisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Kotor, Mali i Zi.

Takimi u organizua dhe u mbështet nga projekti EU4FAST i Bashkimit Evropian, i cili synon parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe kontrabandës me migrantë.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe agjencive të sigurisë si Europol, Frontex, Interpol etj.

Gjatë këtij aktiviteti u bë edhe përurimi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar 24/7 në Policinë e Malit të Zi, e cila është mundësuar dhe është mbështetur nga projekti EU4FAST. Po ashtu, shefat e policive pjesëmarrëse dhanë zotime për fuqizimin e pikave të vetme të kontaktit 24/7 për bashkëpunim ndërkombëtar policor, si edhe për rritjen e ndërlidhshmërisë dhe ndërveprueshmërisë së bazave të të dhënave përmes kanaleve të sigurisë dhe komunikimit ndërkombëtar.

Policia e Kosovës vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në luftimin e krimit ndërkombëtar, duke vepruar si një partner i besueshëm dhe aktiv në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë. Angazhimi i saj në iniciativat ndërkombëtare është dëshmi e përkushtimit për ruajtjen e sigurisë, rendit dhe ligjshmërisë në rajon dhe më tej./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...