15.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Hoxha, prifti, frati dhe shehu pajtojnë tri familje në Gjakovë

Sot në Kishën e Shën Mëhillit në fshatin Doblibarë të Gjakovës u bë pajtimi mes tri familjeve Gjevalin Alija, Muharrem Musa dhe Qëndrim Sadiku, në praninë e fratit, priftit, shehit dhe hoxhës.

Kështu ka bërë të ditur Famullia e Shën Mihillit në fshatin Doblibarë.

“Zoti iu mbushtë me të mira e bekime për shembullin e mirë që sot jepni, dhe shembullin tuaj e ndjekshin të gjithë ata të rinj që mbajnë urrejtje. Zoti e shënoftë me shkronja të arta këtë vepër të faljes dhe pajtimit në librat e amshimit. Duani njeri-tjetrin, siç ju desha juve, është porosia e vet Jezu Krishtit”, tha famullitari Don Robert Jakaj me rastin e këtij akti njerëzor e patriotik.

Kujtojmë se sot shqiptarët kudo në botë kanë shënuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti i cili njihet për bashkimin e shqiptarëve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...