4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Hoxhaj: Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e OIF

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota e Organiztës Botërore të Frankofonisë.

Theksojmë se Presidentja Vjosa Osmani e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë në Francë.

Ndërsa, Hoxhaj thotë se sa ishte Ministër i Jashtëm, pas një pune të madhe lobuese, Kosova u pranua si anëtare vëzhguese e OIF, ndërsa shton se sot Qeveria akutale ia ka humbur Kosovës afësinë për nodnjë nëtarësim në ndonjë organizatë.

Madje, Hoxha thotë se Qeveria aktuale nuk është në gjendje as të avancojë statusin e saj aty ku është anëtare, siç ndodhi të Organizata Botërore e Frankofonisë.

“Ky lajm tregon mjerimin politik të brendshëm dhe dështimin konkret të jashtëm, ku sot askush nga vendet partnere të Perëndimit apo shtetet që e kanë njohur Kosovën në Azi dhe Afrikë nuk e vlerësojnë atë, duke treguar gatishmërinë për të ofruar mbështetje qoftë për ta vendosur atë në agjendë! Kjo tregon jo vetëm mungesën e vullnetit për të bashkëpunuar, por edhe izolimin global të Kosovës”, përfundoi Hoxhaj në shkrimin e tij në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...