6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Hoxhaj: Kurti dhe qeveria e tij për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se kryeministri Kurti dhe qeveria e tij “për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor”. Ai tha se Qeveria Kurti i ka sjellë dëme kolosale politikës sonë të jashtme.

“Nëse ka pas ndonjë qeveri e cila i ka sjellë dëme kolosale politikës së Jashtme të vendit është Qeveria Kurti”, tha Hoxhaj.Hoxhaj dha arsyet pse sot, sipas tij, Kosova nuk ka imazh pozitiv në botë.

“Z.Kurti dhe qeveria e tij për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor. Duke përmbysë raportin tonë me Amerikën, duke shkatërru çdo gjë që është ndërtuar deri më tash, duke i ndërruar rolet mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova ka qenë personazhi më pozitiv, jo vetëm në Uashington, por kudo në Perëndim dhe Evropë, edhe në Kanada, e Japoni, e Australi ka qenë shembulli më i mirë i lirisë së një populli dhe në këto katër vitet e fundit ne i kemi ndërru pozicionin e figurave të shahut, ne i kemi marrë figurat e zeza, Serbia ka marrë figurat e bardha”, tha Hoxhaj /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...