22.7 C
Pec
E martë, 26 Shtator, 2023

Hoxhaj: Kurti po diskuton në Bruksel se si të mbahen zgjedhjet në veri

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se në Bruksel diskutohet se si të mbahen zgjedhjet dhe se Kosova është pjesë e menysë. Në proces të dialogut, ai shtoi se vendi është pa aleat dhe pa Uashingtonin. Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të shpërbëhet Kuvendi dhe të mos blejnë kohë, ashtu siç po bën pushteti.

Në seancë plenare, Hoxhaj u shpreh se vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.

Hoxhaj shtoi se sot në dialog, Kosova është pa asnjë mik dhe aleat dhe se nuk ka fare dialog me Uashingtonin.

Hoxhaj u shpreh se Kurti gjatë qeverisjes së tij ka treguar se nuk guxon të marrë vendime të mëdha. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...