Një gjë të tillë e ka konfirmuar Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Nga ky i fundit, Hoxhaj ka kërkuar përkrahje që marrëveshja me Serbinë të përmbyllet me njohje dhe anëtarësim në OKB.
“Bisedë e këndshme me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert për një sërë temash politike në vend dhe Ballkan. Theksova nevojën e një përkrahje sa më të madhe për ta përmbyllur dialogun me njohje dhe anëtarësim në OKB. E falendërova për mbështetjen e madhe të Francës”, ka shkruar Hoxhaj.
Ditëve të fundit, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me ambasadorë tjerë./Njeshi
]]>