16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Hoxhaj në Katar takon ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Finlandës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në vizitë zyrtare në Katar ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Katarit, ka takuar ministra e deputetë të këtij shteti, por edhe të shteteve tjera evropiane.

Ai ka takuar në Katar edhe Ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Finlandës, Ville Tavio, me të cilin shkroi se bisedoi për tema të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Kënaqësi të takoj në Katar, Ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Finlandës, Ville Tavio, dhe të bisedojmë për tema të bashkëpunimit të ndërsjellë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ai ka takuar Mevlüt Çavuşoğlu, ish-ministër i jashtëm dhe deputet i Kuvendit të Turqisë si dhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë në mes të Katarit dhe Kosovës, Mohd bin Fahad Seif Al-Mesallam dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Katarit, Yousef bin Ali Al Khater./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...