20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Hoxhaj: Në Këshillin Drejtues do të diskutojmë edhe për çështjen e Presidentit

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një deklarim për medie para mbledhjes së Këshillit Drejtues, ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, si dhe për një platformë të re të PDK-së.

Hoxhaj ka thënë se në këtë takim të rregullt do të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale.

“Sot kemi një mbledhje të Këshilli Drejtues të PDK-së, që është mbledhje e rregullt. Çdo tre muaj është traditë që të kemi takime të tilla. Në agjendën tonë është rezultati i zgjedhjeve, faktorët që e sollën atë, dhe mbi të gjitha të bisedojmë se si ne si PDK do të duhet të dalim me një koncept komplet të ri, se si t’i qasemi qytetarit, se si ta riorganizojmë PDK-në në nivel të degëve dhe nëndegëve, si të bashkëpunojmë me media dhe shoqëri civile”, ka thënë ai.

Hoxhaj mes tjerash ka bërë të ditur se nuk do të ketë shkarkime brenda PDK-së, duke thënë se kjo parti do jetë opozitë e vendosur.

“PDK do të jetë një parti opozitë e vendosur, një front demokratik ndaj Qeverisë që do të formohet javën e ardhshme. S’ka iniciativë, nuk ka vendim, nuk është lajm as nuk do të jetë lajm për shkarkimin”, ka thënë ai.

Ai ka përjashtuar mundësinë që në këtë takim të merret ndonjë vendim sa i përket zgjedhjes së Presidentit, por nuk e ka mohuar diskutimin për këtë çështje.

“Gjatë takimit  të Kryesisë  të martën,  nuk ka pasur vullnet për ta mbështetur Osmanin si presidente, do të diskutohet edhe sot, por që nuk mund të ketë një vendim”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...