7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Hoxhaj në varrimin e të riut nga Mushtishti: Qeveria me hapa konkretë për rritjen e sigurisë në punë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në varrimin e Krenar Jeminit nga Mushtishti, punëtorit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.

Duke i shprehur ngushëllime familjes Jemini, Hoxhaj tha se Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është thellësisht i tronditur me rastin, ndërsa ka theksuar se qeveria e Kosovës shumë shpejt do të dalë me hapa konkret për rritjen e sigurisë në vendin e punës.

“Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës”, ka thënë Hoxhaj. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...