11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Hoxhaj: Qeveria e ka prioritet krijimin e vendeve të punës

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në simpoziumin ekonomik Francë – Kosovë.

Në këtë simpozium, zëvendëskryeministri Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova dhe shtetndërtimi i saj janë storie suksesi falë miqve dhe aleatëve të saj, siç është Franca

Ai ka theksuar se prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

“Prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës. Megjithëse si shtet i ri kemi shumë sfida, kemi arritur që ta përdorim MSA-në si platformë për reformimin e shoqërisë dhe ekonomisë”, ka thënë Hoxhaj, në fjalën e tij në simpoziumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Francës.

Hoxhaj ka folur për progresin që ka shënuar Kosova në të bërit biznes, sipas indeksit të Bankës Botërore, duke lëvizur me dhjetëra vende përpara.

Ai ka thënë se pozita e favorshme gjeografike e Kosovës u mundëson bizneseve të huaja që të depërtojnë nëpër vendet e tjera të rajonit me produktet e tyre

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...