1.6 C
Pec
E hënë, 11 Nëntor, 2024

Hoxhaj takon ish-sekretarin e OBI-së: İhsanoğlu ndihmoi shumë në sigurimin e njohjeve për Kosovën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-sekretarin e Organizatës Islamike (OBI), Ekmeleddin İhsanoğlu.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me Ekmeleddin İhsanoğlu ka bashkëpunuar ngushtë për më shumë se 10 vjet, dhe i cili, si lider i një organizate që përfaqësonte shumë vende të botës islame, ndihmoi në sigurimin e mbështetjes për Kosovën nga vendet anëtare të OBI-së, të cilat e njohën pavarësinë e saj.

“Bisedë frymëzuese dhe miqësi e çmuar! Me Ekmeleddin İhsanoğlu, ish-sekretarin e Organizatës Islamike (OBI), me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për më shumë se 10 vjet! Në vitet e para pas shpalljes, për Kosovën ka qenë e rëndësishme që Ekmeleddin İhsanoğlu ishte Sekretar i Përgjithëm për një kohë të gjatë. Si lider i një organizate që përfaqësonte shumë vende të botës islame, İhsanoğlu ndihmoi në sigurimin e mbështetjes për Kosovën nga vendet anëtare të OBI-së, të cilat e njohën pavarësinë e saj”, ka shkruar Hoxhaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...