13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Humb jetën një punëtor në Prizren, ra nga një lartësi e objektit

Një punëtor ka humbur jetën ditën e premte në Prizren.

Siç njofton Policia, viktima derisa ishte duke punuar ka rënë nga lartësia e një objekti. “Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...