18.6 C
Pec
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Humb jetën njëvjeçarja nga Saranda e cila aksidentalisht konsumoi metadon

Ka ndëruar jetë sot në Spitalin e Tiranës, vajza njëvjeçe e gjysmë, e cila aksidentalisht kishte konsumuar metadon.

Vdekja e saj u konstatua sot në orët e para të mëngjesit, ndërsa që nga e diela, ajo ishte nisur me helikopter nga Saranda, pasi kishte pranuar ndihmën e parë.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvine.

Sipas mediave shqiptare, metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...