17.3 C
Pec
E shtunë, 25 Maj, 2024

Humb jetën tragjikisht 41-vjeçari në Prizren teksa po peshkonte

F.S., i lindur në vitin 1983, dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte me gjenerator në fshatin Romajë të Prizrenit.

I njëjti nuk ka arritur të shpëtojë përkundër ndihmës së ofruar mjekësore.

Rasti është hapur si hetim i vdekjes në Policinë e Kosovës.

Këto informata i dha për ‘RADIO 1’ zëdhënësi Shaqir Bytyqi në policinë e Prizreni.

Konfirmimi i plotë:

Sot me 14.04.2024, rreth orës 16:40 eshte pranuar informata se në fshatin Romaje, Prizren një person derisa po peshkonte ne lum me gjenerator elektrik eshte goditur nga rryma elektrike.

Viktima ( F.S.1983) me lendime te renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendren Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjeket kompetent i kanë dhënë tretman mjekesor dhe jane munduar ta shpetojne, por i njejti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndêrruar jetë.

Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dal në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast “Hetim I vdekjes, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...